Rusia lëshon afro 100 raketa nga ajri dhe deti në drejtim të Ukrainës

Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën të enjten, pasi një valë e re e sulmeve ruse po godet disa qytete të mëdha

Fotoilustrim

Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën të enjten, pasi një valë e re e sulmeve ruse po godet disa qytete të mëdha.

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych shkroi në mediat sociale se më shumë se 100 raketa ishin lëshuar drejt qyteteve të Ukrainës në “disa valë”.

Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por ishte e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore.

Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa dhe Zhytomyr, shkruan BBC.

Udhëheqësi rajonal i Odesa, Maksym Marchenko foli për një sulm masiv raketor në Ukrainë.

Ndërkaq, Arestovych u bëri thirrje civilëve të kërkonin strehim dhe tha se mbrojtja ajrore e vendit po funksiononte.

Ndryshe, dhjetëra sulme ruse kanë goditur Ukrainën në javët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të përsëritura të energjisë në të gjithë vendin. Sulmet e fundit kanë shkaktuar tashmë ndërprerje të energjisë në Odesa dhe Dnipropetrovsk.

“Ato janë futur për shkak të kërcënimit të sulmeve me raketa, për të shmangur dëme të konsiderueshme nëse armiku arrin të godasë objektet energjetike”, shkruan furnizuesi i energjisë DTEK.

Oleksandr Vilkul, kreu i Administratës Ushtarake në qytetin qendror të Kryvyi Rih, tha se raketat ishin lëshuar nga “anijet dhe avionët rusë nga Deti i Zi”.

Ai ka shtuar se energjia në qytet ishte ndërprerë si një “masë paraprake”.

Më herët, komanda jugore e Ukrainës kishte lëshuar një paralajmërim se forcat ruse po përgatiteshin të lëshonin deri në 20 raketa nga pozicionet në Detin e Zi.

Moska ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në sulmet e saj raketore. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës.

Pranimi pasoi pretendimet nga disa liderë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, se shënjestrimi i objekteve energjetike mund të përbënte një krim lufte.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika