Rusia mirëpret fitoren e Vuçiqit në zgjedhje

Kremlini ka shprehur kënaqësi për fitoren e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Raportet e ngushta historike midis Serbisë dhe Rusisë janë theksuar, dhe Beogradi ka mbetur jashtë sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës, për shkak të ngjarjeve si pushtimi i Ukrainës

Ndërtesa e Kremlinit dhe Katedralja e Shën Vasilit në Moskë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Vuçiq ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultatet preliminare me 35 për qind të votave të numëruara.

“Ne mirëpresim këtë arritje nga zoti Vuçiq”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejmë të miqësisë” në mes të dy shteteve.

Peskov, po ashtu, iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Ndryshe, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Serbisë ka shprehur mbështetje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, duke shprehur mospëlqim për aleancën ushtarake të NATO-s që mbështet Kievin.

Por, Beogradi, po ashtu, është një qendër e rëndësishme për rusët që kritikojnë luftën e Moskës dhe që po ikin nga vendi, shkruan REL.

Por, Serbia ka dënuar agresionin e Rusisë dhe ka mbështetur rezoluta të Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën ndaj Ukrainës.

Në nëntor, shefi i inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin – që vizitoi Rusinë gjatë ofensivës ndaj Ukrainës – dha dorëheqje, duke thënë se arsye ishte presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika