Rusia ndërpret furnizimin me energji elektrike ndaj Finlandës

Furnizuesi rus energjetik Inter RAO do ta ndalojë eksportin e energjisë elektrike në Finlandë, nga e shtuna e 14 majit, për shkak të një mospageses

Dëshira e shprehur e Finlandës për anëtarësim në Aleancën Veri Atlantike(NATO) po shoqërohet me pasoja.

Për këtë, furnizuesi rus energjetik, Inter RAO, ka pezulluar furnizimin me energji elektrike ndaj vendit fqinj, Finlandës.

Sipas të dhënave nga furnizuesi energjetik në Rusi, Inter RAO, duke nisur nga e shtuna e 14 majit nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë.

Kjo për arsye se, “Inter RAO” që nga gjashtë maj, nuk ka marrë pagesa për energjinë elektrike të shitur, përmes shkëmbimit panevropian të energjisë Nord Pool, ka thënë filiali finlandez i kompanisë pa dhënë asnjë arsye.

“Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse” ka njoftuar Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO.

Sipas njoftimit, kompania energjetike Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, ndërsa Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet.

“Kjo situatë është e jashtëzakonshme dhe ka ndodhur për herë të parë në mbi 20 vjet të historisë sonë tregtare,” ka thënë RAO Nordic në një deklaratë.

Russia to cut electricity to Finland amid Ukraine tensions, Nato bid | South China Morning Post

Ndërsa Fingrid ka shtuar se nuk kishte asnjë kërcënim për furnizimet finlandeze sepse energjia nga Rusia përbënte rreth 10% të konsumit total të Finlandës.

Fingrid tri javë më parë është përgatitur për mundësinë që Rusia të shkurtojë flukset e energjisë elektrike në Finlandë, duke kufizuar kapacitetin e transmetimit me një të tretën.

Fingrid ka thënë se RAO Nordic i kishte thënë se do të ndalonte importet sepse kishte probleme me marrjen e pagesave nga Nord Pool.

“Nord Pool është ai që paguan për to. Fingrid nuk është palë në këtë tregti të energjisë elektrike. Ne ofrojmë lidhjen e transferimit nga Rusia në Finlandë,” ka thënë për Reuters,  Reima Paivinen, nënkryetare e lartë e Fingrid.

Ndërkaq, Fingrid është shprehur pa shqetësim duke theksuar se nuk rrezikohet siguria e furnizimit, sepse energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë për qind të konsumit të përgjithshëm, dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.

Ndryshe, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, të enjten e 12 majit, ka deklaruar se Finlanda në sfondin e e ndërhyrjes së forcave ruse në Ukrainë “menjëherë” do ta paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO. Një ndryshim në politikën finlandeze qëkur Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin

Ndërsa, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka thënë se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në NATO “definitivisht” si kërcënim.

Ndërsa për këtë rast, Ministria e Jashtme në Moskë, ka deklaruar se “do të detyrohej të ndërmarrë hapa reciprokë, ushtarako-teknikë dhe të tjerë, për të adresuar kërcënimet që rezultojnë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika