Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë

Ursula von der Leyen ka thënë se do të vazhdojë bashkëpunimin me liderët ndërkombëtarë dhe evropianë, për të siguruar furnizimin me gaz

“Një instrument shantazhi” është vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz për klientët në Evropë, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ursula von der Leyen, ka shtuar se kjo “lëvizje e pajustifikuar dhe e papranueshme” tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues të gazit, transmeton “BBC NEWS”.

Bullgaria

Shefja e Komisionit Evropian ka thënë se vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë plane emergjente për këtë skenar.

Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me këto vende për të siguruar dërgesat alternative dhe nivelet më të mira në të gjithë bllokun.

Polonia

Gjatë kësaj kohe, po bëhet një takim i grupit të koordinimit të gazit, për të hartuar përgjigjen e koordinuar të Bashkimit Evropian, ka shtuar ajo.

Von der Leyen ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar flukse alternative.

Shefja e Komisionit Europian ka thënë se do të vazhdojë të punojë me liderët evropianë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë. “Evropianët mund të mbështeten në përkrahjen tonë të plotë”, ka shtuar von der Leyen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika