Rusia nis sulmet në Kiev të Ukrainës

Rusia nisi një sulm ajror gjatë natës në Kiev në orët e hershme të së martës, tha ushtria e Ukrainës, vetëm disa orë para fillimit të samitit të NATO-s në Lituani, që do të trajtojë kërcënimet e sigurisë nga Moska

Ilustrim

Rusia, sot në orët e hershme të mëngjesit, ka nisur një ofanzivë sulmi ajror ndaj Kievit në Ukrainë.

“Armiku sulmoi Kievin nga ajri për herë të dytë këtë muaj”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një postim në kanalin Telegram.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët Shahed të prodhuar nga Irani e të lëshuar nga Rusia, përpara se të arrinin në objektivat e tyre, tha Popko. Nuk ka të dhëna të menjëhershme për dëme apo viktima.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, alarmet për sulm ajror shpërthyen mbi Kiev për një orë e më gjatë në pjesë të tjera të lindjes së Ukrainës.

Samiti në Vilnius të Lituanisë, i cili fillon të martën [sot], do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi nga Moska.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika