Rusia nuk do të presë më Kampionatin Botëror të Hokejit

Rusisë i hiqet e drejta për të pritur Kampionatin Botëror të Hokejit

Tashmë është koha për adhuruesit e Hokejit, por ndryshimi këtë vit me sa duket është se Rusia nuk do ta presë më Kampionatin Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Hokejit në Akull 2023.

 

Të martën Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull ka njoftuar se do të zhvendosë Kampionatin Botëror 2023.

Kampionati Botëror IIHF 2023 është planifikuar të mbahet nga 5 deri më 21 maj 2023.

Turneu i Kampionatit Botëror ishte planifikuar që të zhvillohej në Shën Petërsburg gjatë muajit maj, por gjatë muajit të ardhshëm do të përcaktohet një vend pritës sipas IIHF-së.

“Vendimi për zhvendosjen e ngjarjes u mor kryesisht për shkak të shqetësimit për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë lojtarëve pjesëmarrës, zyrtarëve, mediave dhe tifozëve,” tha IIHF në një deklaratë.

Këshilli shprehu edhe disa shqetësime për lirinë e lëvizjes së lojtarëve dhe zyrtarëve.

“Siç ishte rasti me vendimin e mëparshëm të Këshillit për të tërhequr Kampionatin Botëror të Juniorëve IIHF 2023 që do të mbahej në Omsk dhe Novosibirsk, Rusi”.

IIHF i hoqi Rusisë të drejtën për të pritur Kampionatin Botëror të Juniorëve në 2023.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika