Rusia paralajmëron SHBA-në për rrezik të drejtpërdrejtë të përplasjes ushtarake

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me përplasjen ushtarake, mirëpo kjo e fundit ka theksuar se nuk do ta njohë kurrë aneksimin e supozuar të Rusisë të territorit ukrainas





Vendimi i SHBA-së për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe Perëndimit.

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, ka thënë se ishte një “kërcënim i menjëhershëm” për Moskën, duke e përshkruar SHBA-në si “pjesëmarrëse në konflikt”.

Më herët, SHBA ka njoftuar një tjetër ndihmë ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën.

Armatimi i avancuar i SHBA-së është vlerësuar se ka ndihmuar Ukrainën të ndërtojë vrull kundër forcave pushtuese ruse.

Trupat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme në veri-lindje dhe jug të vendit gjatë javëve të fundit.

Pajisja më e fundit amerikane përfshin katër të tjera nga sistemet e shumta të raketave Himars me precision të lartë.

Në përgjithësi, Uashingtoni ka dhënë gati 17 miliardë dollarë në mbështetje ushtarake për Kievin qëkur presidenti rus, Vladimir Putin, pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Në një deklaratë të enjten, z. Antonov ka paralajmëruar se vendimi i SHBA-së për të vazhduar pompimin e regjimit të Kievit me armë të rënda vetëm siguron statusin e Uashingtonit si një pjesëmarrës në konflikt.

Kështu, Rusia është zotuar të mbrohet me të gjitha mjetet e disponueshme, duke mos përjashtuar përdorimin e armëve të saj bërthamore, shkruan BBC-ja.

Ndërkaq, në një deklaratë Shtëpia e Bardhë ka theksuar se SHBA nuk do ta njohë kurrë aneksimin e supozuar të Rusisë të territorit ukrainas.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika