Rusia pezullon tubacionin kryesor të gazit për një kohë të pacaktuar

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar se gazsjellësi Nord Stream 1 nuk do të rifillojë punën sipas planit, pasi është pezulluar për një kohë të pacaktuar

Fabrika e përpunimit të gazit të Gazprom

Korporata energjetike ruse Gazprom ka njoftuar sërish pezullimin e gazsjellësit “Nord Stream 1”, tani për një kohë të pacaktuar.

Në një deklaratë, kompania nuk ka dhënë një kornizë kohore për rifillimin e tubacionit, duke pretenduar se zbuloi një rrjedhje nafte në turbinën kryesore të gazit në stacionin e kompresorit Portovaya pranë Shën Petersburgut.

Po ashtu, në deklaratë thuhej se turbina nuk mund të funksiononte në mënyrë të sigurt derisa të riparohej rrjedhja, raporton The Guardian, transmeton Dukagjini.

Gazsjellësi Nord Stream 1 që transporton gazin rus në Gjermani do t’i nënshtrohet mirëmbajtjes së mëtejshme, ka thënë Gazprom pas anulimit të afatit të së shtunës për të rifilluar rrjedhën e prodhimit, duke thelluar vështirësitë e Evropës në sigurimin e karburantit.

Tymi buron nga një zjarr në rafinerinë e naftës, në pronësi të prodhuesit rus të naftës Gazprom Neft, në Moskë, Rusi

Ministrat e financave të Grupit të Shtatë (G7), bien dakord të zbatojnë një kufi çmimi për naftën e papërpunuar dhe produktet e naftës me origjinë ruse, pasi Ukraina paralajmëroi se do të ndalonte shitjen për vendet që vendosin kufirin.

Ministrat kanë njoftuar se planifikojnë të zbatojnë një kufi çmimi për naftën ruse.

Në një deklaratë, ministrat e G7 thanë se kufiri ishte krijuar për të zvogëluar “aftësinë e Rusisë për të financuar luftën e saj të agresionit” dhe thanë se ata “do të punonin urgjentisht për finalizimin dhe zbatimin” e masës, por lanë jashtë detajet kryesore të planit.

Përpara njoftimit të G7, Kremlini paralajmëroi se vendosja e një kufiri çmimi për eksportet ruse të naftës do të shkaktonte hakmarrje ruse.

Nëse liderët e G7 vendosin të vendosin kufij çmimesh për naftën ruse, kjo do të çojë në destabilizimin e ndjeshëm të tregut global të naftës, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërsa, ushtria e Ukrainës ka pohuar se forcat ruse pësuan “humbje të konsiderueshme” në rajonin jugor të Khersonit pas kundërofensive të Kievit të nisur në fillim të kësaj jave.

Tubacioni i gazit Nord Stream 1 në Lubmin, Gjermani. Fotografia: Hannibal Hanschke/Reuters

Sukseset e Ukrainës kanë qenë “mjaft bindëse”, sipas një zëdhënësi të komandës ushtarake të Ukrainës jugore, i cili shtoi se më shumë “lajme pozitive” do të pasojnë “shumë shpejt”.

Rusia më 31 gusht kishte ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë përmes një tubacioni të madh, duke thënë se nevojiten riparime.

Korporata energjetike ruse Gazprom kishte thënë se ndalimi i furnizimit në gazsjellësin “Nord Stream 1” do të zgjasin për tri ditët e ardhshme.

Shteti rus ka hedhur poshtë akuzat për përdorimin e furnizimeve me energji si një mënyrë për të ndëshkuar vendet perëndimore për vendosjen e sanksioneve mbi pushtimin e Ukrainës.

Liderët evropianë kanë frikë se Rusia mund të zgjasë ndërprerjen në një përpjekje për të rritur çmimet e gazit, të cilat tashmë janë rritur me 400%.

Ministrat e Financave nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Kanadaja ranë dakord të premten për një plan për të vendosur një tavan mbi çmimet e naftës ruse.

Që nga pushtimi i Ukrainës, regjimi i Putinit është akuzuar për armatim të gazit duke reduktuar furnizimet në Evropë, duke i rritur çmimet dhe duke kërcënuar ndërprerjen e energjisë elektrike.

Rusia mbyll tubacionin kryesor të gazit për në Evropë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika