Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka duke kujtuar përvjetorin e 12 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje ndërkombëtare.
Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se Rusia është duke e shpikur ”të ‘drejtën’ e vet ‘ndërkombëtare’ ”.
“Nesër bëhen 12 vite nga mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro legalitetit juridiko-ndërkombëtar të pavarësisë së Kosovës. Me 22 korrik 2010, organi kryesor gjyqësor i OKB-së, e konfirmoi atë që dihej botërisht: se shpallja e pavarësisë, nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare”, Kishte thënë Reka.
Sipas tij, Rusia po shkel unilaterisht të drejtën ndërkombëtare, në një organizatë multilaterale.
Kremlini vazhdon të shpikë të “drejtën” e vet “ndërkombëtare’’ si maskë për fuqinë kundër normës së vërtetë juridiko-ndërkombëtare përkundër interpretimit të tillë të pastër juridiko-ndërkombëtar të gjyqësorit të OKB-së.
“Asnjë shtet anëtar i OKB-së, pra as Rusia nuk mund të jetë mbi ligjin ndërkombëtar. Pavarësia e Kosovës është çështje e mbyllur, e legaliteti i saj juridiko—ndërkombëtar i konfirmuar nga GJND-ja”, kishte thënë Blerim Reka.