Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll një vendbanim në Luhansk

Rusia ka njoftuar se ka marrë nën kontroll fshatin Bilogorivka në rajonin e Luhanskut, ndërsa ushtria ukrainase përballet me një ofensivë të re në rajonin e Harkivit

Një tym ngrihet mbi mbetjet e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm ushtarak, ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon, në Lysychansk, rajoni Luhansk, Ukrainë.

Rusia ka thënë se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatin ukrainas të Bilogorvkës, një prej vendbanimeve të pakta në rajonin lindor të Luhanskut nën kontrollin e Kievit.

Luahnsku është një prej katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar më 2022 dhe marrja e plotë nën kontroll e tyre është një prioritet i kamotshëm i Kremlinit.

“Si rezultat i operacioneve aktive luftarake, njësitë e grupit jugor të ushtrisë çliruan plotësisht vendbanimin e Bilogorivikës”, ka pretenduar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Bilogorivka, që kishte një popullsi prej afër 800 banorësh para se të niste pushtimi rus i Ukrainës më 2022, ishte simbol i rezistencës ukrainase në rajonin e Luhanskut. Ky vendbanim ishte rimarrë nga forcat e Kievit në vitin 2022.

Ushtria ukrainase në dy javët e fundit po përballet me presion të madh, teksa Rusia po kryen ofensivën e re në rajonin e Harkivit.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, trupat e Kievi po përballen po ashtu me mungesë të municioneve.

Javën e kaluar, Rusia ka pretenduar se ka marrë nën kontroll një sërë vendbanimesh.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika