Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit të urës së Krimesë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë që të mbikëqyrë urën që e lidh me Krimenë, pas shpërthimit të së shtunës

Foto ilustrim

Rusia ka rritur sigurinë në urën e vetme që e lidh me Krimenë, pas shpërthimit të së shtunës së 8 tetorit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë të vendit (FSB) të mbikëqyrë kalimin kyç për në gadishullin e pushtuar.

Ura është një simbol kryesor i aneksimit rus të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Zyrtarët kanë thënë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, ka urdhëruar rrëzimin e pjesëve të shkatërruara të urës dhe ka thënë se zhytësit do të fillojnë të hetojnë dëmet poshtë vijës ujore të dielën në mëngjes të 9 tetorit.

Meqenëse ura luan një rol strategjik në luftë, autoritetet ukrainase kanë thënë se është një objektiv legjitim, pasi zotohen të rimarrin gadishullin, raporton BBC.

Presidenti Volodymyr Zelensky e ka pranuar incidentin në fjalimin e tij të natës të shtunën e 8 tetorit duke thënë, “sot nuk ishte një ditë e keqe dhe kryesisht me diell në territorin e shtetit tonë. Fatkeqësisht, ishte me vranësira në Krime. Edhe pse ishte gjithashtu e ngrohtë”.

Ura e Krimesë është një arterie jetike në zinxhirin e furnizimit të Moskës në frontin e betejës në pushtimin e saj të Ukrainës dhe në vetë territorin e aneksuar të Krimesë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika