Rusia shënjestron infrastrukturën kritike në juglindje të Ukrainës

Ushtria ukrainase tha se sulmet kishin për shënjestër ndërtesa të infrastrukturës kritike në rajonet e Dnipropetrovskit, Hersonit Kirovaradit dhe Harkivit

FOTO:AP

Forcat ajrore ukrainase kanë rrëzuar 11 nga 24 dronët që Rusia lëshoi në orët e para të 2 shkurtit, thanë autoritetet.

Sulmet kishin për shënjestër ndërtesa të infrastrukturës kritike në rajonet e Dnipropetrovskit, Hersonit Kirovaradit dhe Harkivit, tha ushtria ukrainase.

Zyrtarët rajonalë thanë se pas sulmeve, mbi 40.000 mijë persona në rajonin e Dnipropetrovskit mbetën pa energji elektrike.

Afër 100 minatorë mbetën të ngujuar përkohësisht në dy miniera për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Më pas, një numër i paspecifikuar i tyre u nxorën nga minierat, thanë autoritetet, pa dhënë më shumë detaje, shkruan Rel.

Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022, forcat e Moskës rregullisht sulmojnë caqe të ndryshme në Ukrainë me armë të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe predha.

Pavarësisht të dhënave të shumta, Moska mohon se i shënjestron caqet civile në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika