Rusia shënon ditën e 600-të të luftës me sulme ndaj Ukrainën

Në ditën e 600-të të pushtimit rus të Ukrainës, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës. Sulmet kanë përfshirë raketat, dronët, sulmet ajrore dhe artilerinë. Ushtria ukrainase ka raportuar për dhjetë raketa dhe 12 dronë kamikazë të lëshuar nga Rusia

Një ushtar ukrainas në Donjeck më 15 tetor 2023.

Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa, dronë, sulme ajrore dhe artileri mëngjesin e 16 tetorit, në ditën e 600-të qëkur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës raportoi se Rusia ka lëshuar dhjetë raketa dhe 12 dronë kamikazë, me forcat ajrore që raportuan se kanë rrëzuar dy raketa që shënjestronin në veri dhe lindje të Ukrainës.

Njëmbëdhjetë nga dronët, shumica që shënjestronin perëndimin e Ukrainës, janë rrëzuar, thanë forcat ajrore ukrainase.

“Fatkeqësisht ka të vrarë dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha ushtria ukrainase pa ofruar shifra për të vrarët.

Filip Pronin, guvernator në rajonin lindor të Polltavës, tha se tre civilë janë hospitalizuar pasi ky rajon u godit me dronë dhe raketa.

Ai shtoi se ka dëme edhe në disa shtëpi private.

Rusia po ashtu ka kryer sulme me artileri në rajonin jugor të Zaporizhjës, raportuan autoritetet rajonale. Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar dhe një grua e moshuar raportohet se është plagosur, shkruan REL.

Në zonën e Avdijivkës, në rajonin lindor të Donjeckut, forcat ukrainase kanë “zmbrapsur mbi 15 sulme të armikut”, tha ushtria ukrainase.

Ukraina raportoi se po vazhdon të mbrojë lindjen dhe jugun e vendit kundër sulmeve ruse, përderisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon në juglindje në drejtim të Melitopolit dhe Zaporizhjës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika