Rusia shton në listën e sanksioneve edhe 92 qytetarë amerikanë

Rusia ka shtuar 92 qytetarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve, përfshirë gazetarë të mediave kryesore, si përgjigje ndaj politikave "rusofobe" të Uashingtonit, duke e çuar numrin total në 2.078

Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme të Rusisë në Moskë.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha më 28 gusht se ka shtuar edhe 92 qytetarë amerikanë në listën e saj të sanksioneve.

Në mesin e personave që u shtuan në listën e sanksioneve janë edhe gazetarë të The Wall Street Journal, The Washington Post dhe The New York Times.

Ministria e Jashtme ruse tha se ky vendim është në përgjigje të atyre që i cilësoi si “politika rusofobe” të Uashingtonit dhe sanksionimit të politikanëve rusë, biznesmenëve, studiuesve dhe gazetarëve, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, numri i përgjithshëm i amerikanëve që janë në listën e sanksioneve të Rusisë tani ka arritur në 2.078.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika