Pas largimit të një pjese të civilëve gjatë këtyre ditëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, raportohet se ende kanë mbetur të bllokuar edhe rreth 200 civilë. Këta civilë thuhet se janë në shënjestër të aviacionit dhe artilerisë ruse.
Civilët e bllokuar brenda fabrikës kanë thënë se bombardimet nuk janë ndalur asnjëherë.
Ndërsa presidenti i Këshillit Evropian, Charles Micheal ka thënë se është i bindur për sanksionet e afërta të naftës ndaj Rusisë, transmeton “The Guardian”.
