Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë

Mëngjesin e së premtes, tensioni midis Rusisë dhe Ukrainës u ngrit me sulme raketash dhe dronësh në Kiev dhe Harkiv nga Rusia, ndërsa Ukraina kundërpërgjigjej duke rrëzuar dronët e sulmit. Në të njëjtën kohë, një depo naftë në Rusi u sulmua nga një dronë ukrainas, duke shkaktuar dëme materiale dhe plagosjen e dy personave

Zjarrfikësit punojnë për të shuar zjarrin në një ndërtesë apartamentesh të shkatërruar pas një sulmi rus në Kiev, Ukrainë, të martën, 2 janar 2024. Foto, Efrem Lukatsky, AP.

Rusia ka goditur Kievin me një raketë të llojit Iskander dhe me disa dronë mëngjesin e 31 majit, duke shkaktuar zjarr në një ndërtesë në kryeqytetin ukrainas, ka thënë kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, përmes një postimi në Telegram.

Popko ka thënë se nuk ka viktima nga sulmet. Ai ka shtuar se të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e kryeqytetit ukrainas.

Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia sulmoi gjatë natës qytetin e Harkivit me pesë raketa.

Ndërkaq, një sulm me dronë mëngjesin e 31 majit ndaj një depoje të naftës në rajonin Krasnodar të Rusisë, dëmtoi tri cisterna të mbushura me karburante.

Sulmi shkaktoi zjarr, duke plagosur dy persona, thanë zyrtarët rajonalë rusë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, shkroi në Telegram se është shuar zjarri në deponë në qarkun Temrjuk, ndërkaq kreu i këtij qarku tha se dy persona u plagosën nga fragmentet e dronit të rrëzuar ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj më 31 maj po ashtu rrëzuan dronë të Ukrainës mbi rajonet e Voronezhit, Belgorodit dhe Tambovës.

Ukraina, që përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime të autoriteteve ruse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika