Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën

FOTO:AP

Rusia ka lëshuar 21 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 29 nëntor, duke shtuar se të gjithë dronët dhe dy raketa janë shkatërruar para se të arrinin cakun.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, janë lëshuar drejt rajonin Hmelnitski, dhe jugu i Ukrainës është sulmuar me raketa, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram.

Në rajonin Hmelnitski gjendet një bazë ajrore.

Edhe pse nuk është shkatërruar, raketa e tretë “nuk arriti” cakun, thanë Forcat Ajrore, pa dhënë detaje të tjera.

Nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga rënia e dronëve të shkatërruar dhe të raketave.

Më herët gjatë së mërkurës, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një fregatë e Flotës së saj të Detit të Zi lëshoi katër raketa lundruese ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, por nuk është e qartë se kur ndodhi ky sulm, shkruan Rel.

Shpesh, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë lëshon me vonesë informacione për sulme të caktuara.

Marina e Ukrainës tha se tri raketat lundruese të Rusisë u lëshuan nga rajoni Herson, që gjendet në afërsi të Detit të Zi, zonë që është nën kontrollin rus që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 21 muaj më parë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se kryeqyteti rus u sulmua me dron mëngjesin e 29 nëntorit. Megjithatë, ai tha se droni ukrainas u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse mbi Podolsk, rreth 45 kilometra në jug të Moskës. Autoritetet ruse nuk raportuan për dëme apo viktima.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika