Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase

Punonjësit e urgjencës kërkojnë për viktima pasi raketa ruse goditi një supermarket në Kostiantynivka, rajoni Donetsk, Ukrainë, të premten, 9 gusht 2024. (AP Photo/Iryna Rybakova)

Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin Kiev, dhe qytete të tjera thanë autoritetet ukrainase më 6 tetor.

Njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 56 dronë dhe dy raketa, bënë të ditur Forcat Ajrore të Ukrainës përmes një postimi në Telegram.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në Telegram se “dronët rusë u lëshuan në Kiev përmes disa valëve dhe nga drejtime të ndryshme”.

Sulmet në Kiev, sipas autoriteteve, zgjatën për më shumë se pesë orë gjatë natës.

Sulmet ajrore ruse po ashtu goditën portin e Odesës në Detin e Zi, duke shkaktuar disa shpërthime në Odesë, thanë autoritetet lokale.

Nuk ka raportime për viktima nga sulmet e kryera gjatë natës nga Moska, e cila ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndërkaq, guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha më herët gjatë 6 tetorit se një civil u vra dhe 15 të tjerë u plagosën në këtë rajon jugor ukrainas gjatë sulmeve ruse të kryera në 24 orët paraprake./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika