Rusia sulmon me dronë portin në Odesa

Rusia ka sulmuar me dronë një port të madh në Ukrainë, ku eksportohen drithërat, duke shkaktuar flakë dhe dëme të ndryshme, disa orë para takimit të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan

Fotografi ilustruese: Porti në Odesa, Ukrainë.

Rusia ka sulmuar me dronë një port të madh ukrainas prej ku eksportohen drithërat. Si pasojë e sulmit, flakët kanë përfshirë depot dhe kanë shkaktuar dëme të tjera, ka thënë Ukraina, disa orë para se presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të takohen.

Sulmi me dronë që zgjati për tre orë e gjysmë goditi portin Izmail në rajonin e Odesës. Dronët sulmuan depot dhe ndërtesat e prodhimit dhe si pasojë e sulmit, nga zjarri u përfshin edhe disa ndërtesa civile, tha guvernatori i rajonit të Odesës.

Putin dhe Erdogan do të takohen të hënën, më 4 shtator, në Soçi, përderisa Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara po synojnë të ringjallin marrëveshjen për eksportin e drithërave ukrainase, pakt që kishte ndihmuar në lehtësimin e krizës ushqimore globale. Turqia ka thënë se këto bisedime janë vitale për marrëveshjen.

Rusia u largua nga marrëveshja në korrik, një vit pasi pakti u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia. Moska u ankua se eksportet e saj ushqimore dhe të plehrave artificiale po përballeshin me pengesa dhe në shtetet që ka më së shumti nevojë nuk po shkonin drithëra të mjaftueshme ukrainase.

Kjo ishte marrëveshja e parë që Rusia dhe Ukraina arritën pasi Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Pas largimit nga marrëveshja që njihet edhe si nisma e drithërave e Detit të Zi, Moska vazhdimisht ka kryer sulme ndaj porteve që gjenden në lumin Danub, që është bërë rruga kryesore për eksportin e drithërave ukrainase.

Rreth 17 dronë u rrëzuan, por disa prej tyre goditën caqet në zonën e Izmailit, tha guvernatori i Odesës, Oleh Kiperm përmes një postimi në Telegram. Ai shtoi se sipas të dhënave paraprake, nga sulmet ruse nuk raportohet për viktima.

Sulmi i së hënës pason sulmet e një dite më parë ndaj një porti tjetër të madh në lumin Danub, në Reni. Nga sulmet e së dielës u dëmtua infrastruktura e portit dhe të paktën dy persona u plagosën. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika