Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë

Rusia ka sulmuar ndërtesat e energjisë të Ukrainës gjatë natës me raketa dhe dronë. Operatori i energjisë ukrainase konfirmoi se sulmet ishin masive, duke shkaktuar dëme në ndërtesat energjetike në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit

Zjarr në një ndërtesë të energjisë pas një sulmi rus në Harkiv të Ukrainës më 22 mars 2024, foto AP.

Ndërtesat e energjisë së Ukrainës u sulmuan gjatë natës nga Rusia me raketa dhe dronë.

Siç ka bërë të ditur të premten operatori i energjisë ukrainase, Ukrenergo, këto sulme shkaktuan dëme në hidrocentralet dhe termocentralet.

Këto sulme ruse, që janë më të mëdhatë që nga e premtja e kaluar, veçse kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e gjenerimit dhe transmisionit të Ukrainës, duke detyruar Kievin që t’i ndalë eksportet e energjisë dhe të varet nga importet.

“Gjatë natës, rusët sërish sulmuan ndërtesat energjetike përmes një sulmi masiv dhe të kombinuar”, ka thënë Ukrenergo përmes një postimi në Telegram.

“Ka dëme në ndërtesat energjetike në rajonet qendrore dhe perëndimore”, thuhet tutje në njoftim.

Ukrenergo ka theksuar se në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit, autoritetet janë detyruar që të ndalin furnizimin me energji elektrike, transmeton REL.

Ndërkaq, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, ka njoftuar se Rusia ka sulmuar tri termocentrale në pronësi të kompanisë. Kjo kompani tha se dëmet në pajisje janë të mëdha, por pas përfundimit të sulmit, inxhinierët elektrikë menjëherë kanë nisur punën për të riparuar dëmet.

Ndërkaq, televizioni ukrainas raportoi mëngjesin e së premtes se shpërthime janë dëgjuar në rajonet Ivano-Frankivsk dhe Hmelnitski dhe në qytetin Dnipro, ndërkaq raportohet se Rusia ka kryer sulme me raketa lundruese.

Në javët e fundit, rusët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, përfshirë ndërtesat e energjisë, në shenjë hakmarrjeje për bombardimet në rajonet kufitare ruse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika