Rusia sulmon qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Sulmet me raketa ruse në qytetin e Ukrainës, Kharkiv, goditën një oborr hekurudhor gjatë natës dhe ndërprenë energjinë në më shumë se 18 mijë familje

Zjarrfikësit e shërbimit emergjent Ukrainas në vendngjarje pas zjarrit të shkaktuar nga sulmi në Kharkiv

Tre shpërthime u dëgjuan, pastaj u ndërpre energjia elektrike të martën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, raportoi një dëshmitar për Reuters.

“Nuk ka drita në disa pjesë të qytetit. Ndërsa informacioni për viktimat po specifikohet,” tha kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, në kanalin e tij Telegram. Ai gjithashtu raportoi një sulm të katërt.

Shërbimi rajonal i emergjencës në Kharkiv ka bërë të ditur se shpërthimet shkatërruan një transformator elektrik dhe goditën një punëtori.

Transformatori i energjisë elektrike, Kharkiv

Terekhov tha se një strukturë infrastrukturore u godit dhe tha se autoritetet po punonin për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Nuk u raportuan viktima, por kompania rajonale e energjisë tha se 18 mijë e 500 klientë në lagjet Shevchenkivsky, Kholodnogirsky dhe Novobavarsky të qytetit kishin humbur energjinë elektrike.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha në raportin e përditshëm për luftën në Ukrainë se luftime të ashpra po ashtu po vazhdojnë në rajonin e Kherson-it.

Sulmi rus erdhi saktësisht një javë pas një sulmi të ngjashëm që goditi një oborr të transportit hekurudhor aty pranë, si dhe blloqe banimi.

Luftimet e fundit erdhën pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po përgatit një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën që do të shpallet së shpejti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika