Rusia sulmon Ukrainën me 31 dronë

Një polic ukrainas duke u mbrojtur përpara një ndërtese të djegur që u godit nga një sulm ajror rus në Avdiivka ©Evgeniy Maloletka/AP

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë në mesin e qyteteve të shënjestruara.

Komandanti rajonal ushtarak, Serhiy Popko, ka thënë se nuk ka raportime për të plagosur, pas rrëzimit të copëzave të raketave, shkruan Reuters.

Rusia e ka rritur së fundi shkallën e sulmeve ajrore mbi Ukrainë, duke nisur dronë dhe raketa balistike.

Në dimrin e vitit të kaluar, sulmet kanë pasur shënjestër sidomos infrastrukturën e energjisë.

Dronët, të cilët janë të mbushur me lëndë shpërthyese, janë kryesisht të prodhuar prej Irant.

Mirëpo, sistemet raketore për mbrojtje, të cilat i janë dorëzuar Ukrainës nga vendet aleate, janë duke e bërë punën e tyre, duke e mbrojtur Ukrainën prej shumicës së sulmeve të tilla.

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika