Rusia thotë se dy komandantë të saj janë vrarë në lindje të Ukrainës

Rusia tha se dy komandantë të saj ushtarakë janë vrarë në luftimet afër qytetit lindor ukrainas të Bahmutit

Ilustrim

Rusia tha se dy komandantë të saj ushtarakë janë vrarë në luftimet afër qytetit lindor ukrainas të Bahmutit.

Në një njoftim të rrallë për humbjet në fushëbetejë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 14 maj se komandanti i brigadës së katërt të pushkëve të motorizuara, Vyacheslav Makarov, dhe zëvendëskomandanti i korpusit të ushtrisë për punë ushtarako-politike, Yevgeny Brovko, janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të Ukrainës.

Ky njoftim vjen në kohën kur beteja të ashpra po zhvillohen për kontrollin e Bahmutit, qytet që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Koloneli Makarov u vra teksa brigada e tij po zmbrapste sulmet nga trupat ukrainase në jug te vendbanimet Krasne, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

“Dy sulme të armikut janë zmbrapsur”, u tha në deklaratë. “Teksa sulmi i tretë po zmbrapsej, komandanti i brigadës u plagos rëndë dhe vdiq gjatë evakuimit nga fushëbeteja”.

Brovko u vra teksa trupat ruse po zmbrapsnin sulme gjetkë, tha ministria, duke shtuar se ai “vdiq heroikisht, pasi kishte pësuar disa plagë nga copëzat e predhave”.

Duke iu referuar grupit të mercenarëve, Wagner, Moska tha se “detashmentet e sulmit” kanë vazhduar të luftojnë për kontrollin e pjesëve perëndimore të Bahmutit, me mbështetjen e forcave ajrore.

“Gjatë ditës së kaluar, armiku ka bërë përpjekje masive për të thyer mbrojtjen e trupave tanë në veri dhe jug të Artemovskit”, tha ministria ruse, duke iu referuar Bahmutit me emrin që përdorin rusët.

“Të gjitha sulmet e forcave të armatosura ukrainase janë zmbrapsur”, pretendoi Moska.

Rusia rrallë ka pranuar humbjet në fushëbetejë.

Vitin e kaluar, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se 5.937 trupa ruse ishin vrarë gjatë luftimeve, edhe pse analistët ushtarakë kanë thënë se Moska ka tentuar që të fshehë shkallën e humbjeve që po pëson në Ukrainë. /REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika