Rusia thotë se e zmbrapsi një sulm ukrainas me dronë në Krimenë e uzurpuar

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ka parandaluar një sulm të dronëve ukrainas në Gadishullin e uzurpuar nga Moska, Krimea më 7 nëntor. Sipas tyre, janë shkatërruar nëntë dronë, ndërsa tetë të tjerë janë kapur pranë bregdetit të Krimesë në Detin e Zi. Një pjesë e dronëve janë rrëzuar mbi rajonin e Sevastopolit, ku ndodhet flota detare e Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë në Gadishullin e uzurpuar nga Moska, Krimea, më 7 nëntor.

“Nëntë dronë u shkatërruan dhe tetë të tjerë u interceptuan pranë bregdetit të Krimesë në Detin e Zi”, tha Ministria ruse në një komunikatë për media.

Mikjail Razvozhayev, guvernatori i emëruar nga Rusia në Sevastopol, tha se pesë dronë u rrëzuan mbi këtë rajon.

Në Sevastopol është vendosur flota detare e Rusisë.

Razvozhayev tha më vonë se një burrë u lëndua rëndë si pasojë e rënies së copëzave të dronëve të rrëzuar në fshatin Orlivka.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë në terren raportoi se shpërthimet të ngjashme me ato të tingujve të shpërthimeve nga raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, mund të dëgjoheshin në mëngjes në qendër të Sevastopolit.

Pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, ndërsa Ukraina ende nuk ka komentuar rreth këtij sulmi të dyshuar, i cili raportohet të ketë ndodhur vetëm dy ditë pasi Kievi tha se forcat e tij i shkaktuan dëme “të mëdha” bartësit raketor rus në Krimea.

Ushtria ukrainase e identifikoi anijen si Askold dhe tha se dëmet ndaj saj mund të jenë të pariparueshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria e kishte goditur Askoldin në Krimea, të cilën Rusia e uzurpoi dhe e aneksoi jashtëligjshëm në vitin 2014, dhe të cilin Kievi synon ta çlirojë tani.

Ndërkohë, në fushëbetejë, forcat ukrainase i luftuan 78 beteja në 24 orët e fundit në linjën e frontit, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës në një raport ditor më 6 nëntor.

Pika kryesore e konfliktit mbetet qyteti industrial Avdivka, në rajonin lindor të Donjeckut, të cilin trupat ruse po vazhdojnë të tentojnë ta rrethojnë. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika