Rusia thotë se ka penguar avionët luftarakë amerikanë mbi detin Barents

Rusia ka njoftuar se avionët e saj luftarakë "kanë parandaluar dy avionë bombardues strategjikë amerikanë të kalojnë kufirin e saj mbi detin Barents në Arktik”

Fotografi ilustruese e avionëve luftarakë rusë Sukhoi Su-35.

Rusia ka njoftuar se avionët e saj luftarakë kanë parandaluar dy avionë bombardues strategjikë amerikanë të kalojnë kufirin e saj mbi detin Barents në Arktik.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se dy avionë MiG-29 dhe MiG-31 janë dërguar për të përballuar bombarduesit В-52Н të Shteteve të Bashkuara, të cilët ishin afruar në kufirin rus.

Pas identifikimit të objektivave ajrore që po iu afrohej kufijve rusë, avionët luftarakë rusë janë ngritur për të parandaluar kalimin e bombarduesve amerikanë.

“Ndërsa avionët luftarakë rusë u afruan, bombarduesit amerikanë ndryshuan kursin e fluturimit dhe u larguan nga kufiri shtetëror i Federatës Ruse”, ka thënë ministria në një deklaratë, raporton Reuters.

Ministria e Mbrojtjes ka theksuar se fluturimet e avionëve luftarakë rusë janë kryer në përputhje me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore mbi ujërat neutrale.

Nga ana tjetër, Pentagoni nuk ka ofruar ndonjë koment në lidhje me incidentin deri më tani.

Rusia ka raportuar incidente të ngjashme më parë kur avionët e saj janë përballur me avionë ushtarakë nga vendet e NATO-s që fluturojnë afër kufirit të saj në një kohë tensioni akut për luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika