Rusia thotë se ka rrëzuar dronë që kishin për cak Moskën

Rusia ka rrëzuar të paktën tre dronë të lëshuar nga Ukraina mëngjesin e së martës, që kishin për cak kryeqytetin e shtetit, pretendoi Ministria ruse e Mbrojtjes

Rusia ka rrëzuar të paktën tre dronë të lëshuar nga Ukraina mëngjesin e së martës, që kishin për cak kryeqytetin e shtetit, pretendoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan dy dronë mbi rajonet Kaluga dhe Tver, që gjenden në kufi të rajonit të Moskës. Droni tjetër u shkatërrua në qarkun Istra në rajonin e Moskës.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka theksuar se dronët “po synoni të kryenin një sulm në Moskë”, duke shtuar se në qarkun Istra – që gjendet rreth 65 kilometra në veriperëndim të Kremlinit – është dëmtuar një ndërtesë që ofron shërbime për konsumatorët.

Ministria e Mbrojtjes nuk raportoi për dëme apo viktima në lokacione të tjera.

Sobyanin tha se copëzat e dronit që u rrëzua në rajonin Tver ranë në fshatin Zavidovo. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA, në Zavidovo gjendet pallati zyrtar rezidencial i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Rezidencat kryesore të Putinit janë në Novo-Ograjovo në rajonin e Moskës, dhe Pallati i Madh i Kremlinit, ku mbahen ngjarjet kryesore.

Agjencitë e lajmeve ruse kanë raportuar se pothuajse 50 fluturime janë anuluar ose shtyrë në katër aeroportet më të mëdha në Moskë: Vnukovo, Domodedovo, Sheremetyevo dhe Zhukovsky.

Sulmet me dronë ndaj caqeve ruse, veçmas në Krime – gadishullin e aneksuar nga Moska më 2014 – dhe në rajonet që janë në kufi me Ukrainën, ndodhin pothuajse përditë që kur dy dronë u shkatërruan mbi Kremlin në muajin maj.

Ukraina shumë rrallë merr përgjegjësinë për sulme të tilla me dronë./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika