Rusia thotë se ka rrëzuar një dron në rajonin e Moskës

Më datë 7 gusht 2023, Rusia ka pretenduar se ka rrëzuar një dronë ukrainas në jugperëndim të Moskës, në rajonin Kaluga, që gjendet më pak se 200 kilometra larg kryeqytetit rus. Guvernatori rajonal, Vladislav Shapsha, ka njoftuar për incidentin në Telegram dhe bëri të ditur se incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale

Dëmet e shkaktuara nga një sulm me dronë në një ndërtesë në Moskë më 1 gusht 2023.

Rusia pretendoi më 7 gusht se ka rrëzuar një dron ukrainas në jugperëndim të Moskës.

Ky njoftim vjen në kohën kur janë rritur sulmet që kanë për shënjestër kryeqytetin rus.

Incidenti në rajonin Kaluga, që gjendet më pak se 200 kilometra nga Moska, “nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal, Vladislav Shapsha.

Ai tha se gjatë natës sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar dronin në rajonin Ferzikovski.

Javën e kaluar, Rusia tha se rrëzoi shtatë dronë në këtë rajon, duke mos raportuar për ndonjë viktimë.

Në javët e fundit, sulmet me dronë ukrainas janë shtuar në territorin rus, shpesh duke shënjestruar Moskën apo gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Të dielën, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se një dron që synonte të sulmonte kryeqytetin rus u rrëzua nga mbrojtja ajrore e qytetit.

Sipas autoriteteve, në javën e fundit, Moska ka qenë cak i disa sulmeve me dronë, përfshirë edhe sulmin që shkaktoi dëme në një ndërtesë me zyra në qendrën kryesore të bizneseve. Kjo zonë ishte goditur nga sulmet dy herë brenda disa ditësh./ REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika