Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se qyteti lindor ukrainas, Lyman, është nën kontrollin e plotë të forcave ruse.
Separatistët prorusë nga Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut, kishin thënë të premten se kanë pushtuar plotësisht qytetin, një qendër hekurudhore në perëndim të Sievierodonetsk.
Ndërsa, Ukraina ka thënë të premten se Rusia ka kapur pjesën më të madhe të Lyman, por që forcat e saj po bllokonin një avancim në Sloviansk, një qytet 20 kilometra në jugperëndim.
Forcat ukrainase dhe ruse kanë disa ditë që luftojnë për Lyman, raporton Reuters, trasnmeton Portali D.
Rusia ka thënë se kishte përdorur sulme raketore për të shkatërruar postet e komandës ukrainase në Bakhmut dhe Soledar. Të dy qytetet shtrihen në një rrugë të rëndësishme që shkon në jugperëndim nga Lysychansk dhe Sievierodonetsk, ku tani është përqendruar ofensiva kryesore ruse.
Ministria ka thënë se, gjithashtu, kishte shkatërruar pesë pika komandimi dhe vëzhgimi, kishte goditur zonat ku ndodheshin ushtarët dhe pajisjet ukrainase dhe kishte shkatërruar katër depo municionesh pranë qyteteve Nyrkove, Bakhmut dhe Myronivka.
Reuters nuk ka mundur të konfirmonte në mënyrë të pavarur pretendimet ruse.
Forcat ruse e kthyen fokusin e tyre në rajonin e Donbasit pasi u përballën me rezistencë të ashpër ukrainase në pjesë të tjera të vendit dhe braktisën një sulm ndaj Kievit.
Forcat ruse në Ukrainën lindore pushtuan qendrën hekurudhore të qytetit Lyman dhe rrethuan pjesën më të madhe të Sievierodonetsk. Këtë e kanë pranuar zyrtarët ukrainas të premten, ndërsa forcat e Kievit u rikthyen përballë përparimit më të madh të Moskës për javë të tëra.
Përfaqësuesit separatistë të Moskës thanë se ata kishin plotësisht nën kontroll Lyman, një qendër hekurudhore që Rusia e ka sulmuar nga veriu në një nga akset kryesore të avancimit të saj.
Pasi u larguan nga kryeqyteti Kiev në mars dhe nga qytetit i dytë më i madh, Kharkiv, në fillim të këtij muaji, forcat ruse po bëjnë përparimin e tyre më të fortë në javët e fundit në rajonin lindor të Donbasit.
Përparimi ka fituar terren që kur forcat ruse depërtuan nëpër linjat ukrainase në jug të Sievierodonetsk në qytetin Popasna javën e kaluar.
Forcat ruse po bombardojnë qytetet në Ukrainën lindore me qëllimin e deklaruar për të “çliruar” qendrën e vjetër industriale të njohur si Donbas, e cila përbëhet nga rajonet Luhansk dhe Donetsk.
Nëse qyteti bie në duart e Rusisë, Moska do të kontrollojë më pas rajonin e Luhanskut.
Derisa Rusia rrit ofensivën e saj tokësore, Forcat e armatosura të Ukrainës kanë pranuar humbjen e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet lindore.
Të mërkurën për ngjarjen rreth luftës, ka raportuar për CNN-në, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase, i cili tha se luftimet e ashpra po vazhdojnë në tri fronte me forcat ruse, ku këto të fundit po marrin përforcime dhe po fuqizohen nga bazat brenda Rusisë.
Pavarësisht humbjes së territorit, autoritetet ukrainase thanë se nëntë sulme të armikut u zmbrapsën vetëm në rajonet Donetsk dhe Luhansk, me pajisje ruse të shkatërruara – duke përfshirë nëntë tanke dhe 11 sisteme artilerie.
Trupat ukrainase, në thelb, po luftojnë në tri drejtime, për të parandaluar forcat ruse të marrin nën kontroll të gjitha rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, gjë që ka qenë qëllimi i deklaruar i Kremlinit.
Ukraina hyn në ‘fazën më aktive të agresionit rus’, BE-ja premton më shumë ndihmë