Rusia thotë se Ukraina e sulmoi me 35 dronë në ditën e fundit të zgjedhjeve

Ukraina i sulmoi rajonet ruse me 35 dronë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte, e vuri në shënjestër Moskën dhe shkaktoi pengesa në furnizim me rrymë në disa zona kufitare

Ukraina i sulmoi rajonet ruse me 35 dronë, duke shkaktuar zjarr në një rafineri nafte, e vuri në shënjestër Moskën dhe shkaktoi pengesa në furnizim me rrymë në disa zona kufitare, ka bërë të ditur Rusia.

Moska e ka akuzuar Kievin se tentoi ta pengojë procesin e votimit në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale treditore në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili e ka të sigurt fitoren në këto zgjedhje të kontrolluara nga Kremlini, është zotuar se do ta ndëshkojë Ukrainën për këto sulme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i falënderoi ushtrinë dhe inteligjencën e vendit për “armët e reja me rreze të gjata veprimi”, në një video të publikuar të shtunën, pa përmendur raportimet për sulme të shtuara ukrainase në Rusi.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë shkroi në Telegram të dielën se 17 dronë u shkatërruan në rajonin jugor të Rusisë, Krasnodar, katër mbi rajonin e Moskës dhe pjesa e mbetur në gjashtë rajone të tjera.

“Dronët u shkatërruan, por një zjarr shpërtheu si pasojë e rënies së njërit prej mjeteve”, tha zyra e administratës së Krasnodarit në Telegram.

Zjarri në rafinerinë Slavyanks në Krasnodar u shua dhe nuk u raportua për viktima si pasojë e zjarrit, tha administrata.

Raportimet e kësaj administrate nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se nuk u raportua për viktima apo dëme nga dronët që u rrëzuan mbi tri qarqe në afërsi të Moskës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj i rrëzuan edhe 12 raketa të shkrepura nga Ukraina në drejtim të rajonit të Belgorodit të dielën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika