Rusia thotë se Ukraina ia ka sulmuar një ndërtesë industriale

Një ndërtesë industriale në rajonin e Mordovias në Rusi është goditur nga dronët e Ukrainës më 5 prill, tha guvernatori i këtij rajoni përmes një deklarate në Telegram.

Guvernatori Artyom Zdunov tha se ekipet emergjente kanë dalë në vendngjarje, por ai nuk tregoi se cila ndërtesë industriale është sulmuar apo nëse ka viktima nga sulmi.

Baza, një kanal në Telegram që ka lidhje me forcat ligjzbatuese ruse, tha se është sulmuar një fabrikë e fibrave optike në qytetin Saransk, 820 kilometra larg nga kufiri me Ukrainën.

Në këtë kanal u publikua edhe një video që tha se shfaq sulmet me dronë ndaj kësaj fabrike.

Ndërkohë, autoritetet në Kiev thanë se mbrojtjet ajrore ukrainase kanë rrëzuar 51 nga 92 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës.

Përmes një deklarate, Forcat Ajrore ukrainase thanë se 31 dronë të tjerë “u humbën” – referencë për përdorimin e pajisjeve elektronike për të penguar operimin e dronëve.

Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia që nga viti 2022, tha se si pasojë e sulmeve të fundit ruse janë shkaktuar dëme në rajonet e Kievit, Zhytomirit, Sumit dhe Dnipropetrovskit.

Njoftimet për sulme të reja në Ukrainë dhe Rusi vijnë një ditë pasi forcat e Moskës kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika