Rusia ka kufizuar aksesin në faqen e internetit të gazetës gjermane “Die Welt” me kërkesë të prokurorëve, sipas rregullatorit të komunikimit të vendit, raporton Reuters.
Zyrtarët rusë vazhdojnë të akuzojnë Perëndimin për përhapjen e informacioneve të rreme në lidhje me atë që Moska e përshkruan si një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Që nga dërgimi i trupave në vendin fqinj më 24 shkurt, Rusia ka bllokuar aksesin në BBC, Zërin e Amerikës, Deutsche Welle dhe media të tjera.
Nuk ishte menjëherë e qartë se pse prokurorët kërkuan kufizimin në lidhje me faqen gjermane.
“Roskomnadzor”, rregullatori i komunikimit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment nga Reuters.
Implimentimi i disa ligjeve në Rusi po rritet.
BBC ka raportuar që një këshilltar i Moskës është dënuar me shtatë vjet burg, pasi foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky thuhet të jetë dënimi i parë sipas ligjeve të reja, pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Sipas ligjit pas pushtimit, kushdo që përhap “lajme të rreme” për ushtrinë, përballet me 15 vjet burg.
Tashmë, rusëve u ndalohet të përdorin fjalën “luftë” për të përshkruar pushtimin.
Dënohet me 7 vjet burg një këshilltari i Moskës, pasi foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë