Rusia vijonë sulmet ajrore gjatë natës ndaj Ukrainës

Në një sulm të vazhdueshëm ajror gjatë natës ndaj Ukrainës, Rusia ka përdorur raketa kruze, dronë të prodhuar nga Irani dhe raketa hipersonike Kinzhal. Forcat ajrore të Kievit kanë njoftuar se të paktën 10 raketa arritën të depërtojnë përmes mbrojtjes ajrore ukrainase

Rusia sulmoi gjatë natës Ukrainën me goditje të vazhdueshme ajrore, duke përdorur raketa kruz dhe hipersonike, si dhe dronë të prodhuar nga Irani, tha të dielën Forca Ajrore e Kievit.

Të paktën 10 raketa duket se depërtuan përmes mbrojtjes ajrore. Mediat lokale thanë se një person ishte plagosur në sulmin që dukej të ishte përqendruar në një zonë të Ukrainës perëndimore, larg vijës së frontit.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte pasur të vrarë dhe plagosur nga një goditje e mëparshme në një qendër transfuzioni gjaku në qytetin Kupiansk, një qendër hekurudhore, rreth 15 kilometra nga vija e frontit në rajonin lindor të Kharkiv.

Punonjësit e shpëtimit po shuanin një zjarr në vendin e ngjarjes, tha ai të shtunën në mbrëmje, duke e përshkruar goditjen si një “krim lufte”. Zoti Zelenskiy nuk përmendi shifra për viktimat. Rusia mohon që të ketë vënë me qëllim në shënjestër civilë.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 30 nga 40 raketa kruz dhe të 27 dronët Shahed që Rusia lëshoi gjatë natës, tha Forca Ajrore në kanalin e mesazheve Telegram.

Po ashtu, Ukraina tha se Rusia lëshoi tre raketa hipersonike Kinzhal, por nuk dhe ndonjë informacion të mëtejshëm për to.

Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me 10 raketat kruz që nuk arritën të neutralizohen nga mbrojtja ukrainase./ VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika