Rutte: Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise, pa zgjidhje politike s’ka paqe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar “kompromise të duhura” për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme.

Rutte ka theksuar se pa një zgjidhje politike, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon.

“NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të garantuar një të ardhme stabile për të gjitha komunitetet”, ka deklaruar Rutte në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar se për ta shtyrë përpara dialogun të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të fokusohen në zgjidhje afatgjata.

“E kuptoj që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim atë pamjen më të gjerë. Normalizimi sjell më shumë stabilitet, investime dhe siguri afatgjatë për gjithë rajonin”, ka shtuar ai.

Në përgjigje të retorikës së ashpër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj Kosovës, Rutte ishte i qartë: “Të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të jenë në të njëjtin drejtim…Nuk mund të parashikojmë paqe kur mbesim në të njëjtat probleme për dekada. Pra, duhet të ketë zgjidhje politike, dhe kjo kërkon lidership nga të gjithë politikanët”.

“Është me rendësi të vizitojë KFOR-in këtu në selinë e tyre në Kosovë. Jemi në kontakt të afërt me z. Vuçiq patëm në bisedë telefonike, dhe mbetëm tek vizita që do të ma bëjë në Bruksel, besoj këtë muaj po i përcaktojmë datat. Do të jem i drejtpërdrejt, duke iu përçuar mesazh gjithë partnerëve, vetëm bashkërisht mund ta sjellim paqen në këtë rajon”, ka deklaruar mes tjerash ai para mediave.

Ai ka theksuar se NATO mbetet e përkushtuar për stabilitetin në rajon dhe se do të vazhdojë mbështetjen për misionin e KFOR-it në Kosovë.

Rutte: NATO do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Pas takimit me presidenten Osmani, Rutte, theksoi rëndësinë e përkushtimit të vazhdueshëm të Aleancës për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka deklaruar se KFOR, misioni afatgjatë i NATO-s, ka luajtur një rol kyç në sigurimin e rajonit për më shumë se 30 vjet dhe se Aleanca është plotësisht e gatshme të reagojë ndaj çdo zhvillimi të sigurisë.

Një rajon më i sigurt i BP nënkupton më shumë siguri për gjithë zonën e  NATO-së, duhet ta kemi të qartë se çfarë kemi para nesh, dekada të stërzgjatura të ndërtimit të paqes nuk mund të lihen anash. Jemi plotësisht gati për t’iu përgjigjur çfarëdo lloj zhvillimi të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Rutte ka shtuar se një rajon më i sigurt në Ballkan do të sjellë siguri për të gjithë zonën e NATO-s dhe theksoi nevojën për një bashkëpunim të thelluar mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika