Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do të ketë koalicion qeverisës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, komentoi zgjedhjet në Kosovë gjatë një konference për media, duke thënë se janë ende rezultatet preliminare dhe se duket se do të formohet një koalicion qeverisës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, gjatë konferencës për media

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca veri-atlantike po e ndjek me vëmendje procesin zgjedhor.

Kështu deklaroi Rutte pas pyetjes nga gazetari i Televizionit Dukagjini, Mehmet Krasniqi, e cila u fokusua në ndikimin që mund të kenë zgjedhjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Rutte u shpreh se, ndonëse rezultatet e zgjedhjeve janë ende preliminare dhe nuk ka pasur ende rezultate përfundimtare, nga këto rezultatet duket se do të formohet një koalicion qeverisës.

Kryeministri i ardhshëm, NATO pret përkushtim për sigurinë dhe dialogun me Serbinë

Megjithatë, ai shtoi se NATO do të punojë me çdo qeveri që formohet, duke potencuar rëndësinë e krijimit të një qeverie stabile në vend.

“Natyrisht se e ndjekim se çka po ndodh në Kosovë. Është një proces demokratik. Janë ende rezultate preliminare, deri më sot nuk ka rezultate përfundimtare të zgjedhjeve. Bazuar në rezultatet preliminare duket se do të ketë një koalicion qeverisës. Natyrisht ne do të punojmë me këdo që qeverisë me vendin. I urojmë suksese politikanëve kosovarë të sigurojnë që të jetë një qeveri stabile”, ka thënë Rutte.

Në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar mbi 99 për qind të votave, ndërsa ende mbeten 11 vendvotime nga gjithsej 2533 pa u përfunduar procesimi. Deri tani, nga 2522 vendvotime të procesuar, Lëvizja Vetëvendosje është duke udhëhequr me 40.86 për qind të votave, ose 340 mijë e 541 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 22.04 për qind të votave, që përkthehen në 183 mijë e 661 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta, me 17.62 për qind dhe gjithsej 146 mijë e 815 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët, ka siguruar 7.45 për qind të votave.

Vonesa në numërimin e votave – 11 vendvotime ende të paprocesuara

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave ka nisur të martën për kandidatët për deputetë në katër komuna. Ndërkohë, numërimi i mbi 84 mijë votave të diasporës pritet të fillojë në një fazë të mëvonshme.

Pas 5 orësh probleme teknike, vazhdon numërimi i votave për deputetë në Prishtinë

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika