Rutte pas emërimit si shef i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive

Kryeministri holandez, Mark Rutte

Mark Rutte ka reaguar pas emërimit të tij në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Në rrjetin social “X”, Rutte tha se është një nder i jashtëzakonshëm emërimi në këtë post, duke thënë se udhëheqja e NATO-s është një përgjegjësi që nuk e merr si të lehtë.

“Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr si të lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenbergut, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”, ka shkruar Rutte.

Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika