Rutte për sulmin në Ibër Lepenc: Përgjegjësit duhet të japin llogari

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së ka folur për sulmin në veri të Kosovës. Pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, duke e falënderuar atë edhe për përkrahjen në misionin paqeruajtës në Kosovë, sekretari Rutte tha se ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë

Shefi i ri i NATO-s Mark Rutte

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor ka treguar për brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. 

Rutte ka folur pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, në Bruksel. 

Në konferencën e përbashkët Rutte ka thënë se përgjegjësit për sulmin në kanalin e “Ibër-Lepencit” duhet të vihen para drejtësisë. 

“Sulmi në kanalin e ujit në  veri të Kosovës më 29 nëntor, vë në pah brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe këtu dua ta falënderoj komandantin e KFOR-it për vendosjen e shpejtë të trupave që të mbrojnë infrastrukturën kritike. Jemi të përkushtuar që KFOR-i të përmbush mandatin e OKB-së. Tani është esenciale që faktet të vërtetohen dhe përgjegjësit të japin llogari”, tha sekretari Rutte.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika