Edhe pse shumë njerëz besojnë se kufjet ua kanë bërë jetën më të lehtë hulumtimet kanë treguar se ato janë të dëmshme për shëndetin e veshëve.
Për shkak të formës që kanë kufjet, në to ngecet pluhuri i cili me kohë mund të bllokojë veshët.
Përdorimi i shpeshtë dhe i gjatë i kufjeve mund të shpjerë në probleme afatgjate me veshët. Dhe sipas hulumtimeve, kufjet janë një nga shkaktarët e humbjes së dëgjimit te fëmijët dhe adoleshentët.
Dëgjimi i dëmtuar ndodh për shkak të dëmtimit të qimeve të ngopura në vesh të quajtur koklea, të cilat janë përgjegjëse për arritjen e tingullit në trurin tonë, butësisht dhe të sigurt.
Këtu do të njoftoheni me disa nga dëmet shëndetësore që shkaktohen nga kufjet.
Komplikimet dhe humbja e dëgjimit
Kur jeni duke përdorur kufjet, zëri shkon direkt në veshin tuaj. Vëllimi i tij kalon 90 decibelë që mund të dërgojë në komplikime e madje edhe në humbje graduale të dëgjimit.
Nëse vëllimi kalon 100 decibelë, dhe për 15 minuta dëgjohet muzikë, kjo gjë mund të dërgojë direkt në humbje të dëgjimit. Atëherë, nëse jeni duke përdorur kufjet, jo me çdo kusht duhet të dëgjoni muzikë me volum të lartë.
Infeksionet e veshit
Kufjet e juaja përsonale i ndani me të tjerët? Kjo lehtë mund të shkaktojë infeksione të veshit. Para se ato t’i ndani me të tjerët, sigurohuni që së pari t’i sterilizoni ose mos i huazoni fare.
Bllokimi i kalimit të ajrit në vesh
Të gjitha kompanitë që merren me prodhimin e kufjeve sigurohen që të dëgjoni muzikë me kualitet të mirë të zërit nga to. Por ne nuk jemi të vetëdijshëm që kjo mund të jetë e dëmshme. Duke i vendosur kufjet, kalimi i ajrit bllokohet dhe toni i lartë i muzikës kalon pa asnjë pengesë në veshin tonë.
Bllokimi i ajrit shumë lehtë dërgon në infeksion, dhe nga toni i lartë i zërit, në komplikime të dëgjimit. Nëse keni tinguj në vesh, kjo mbase mund të jetë nga efekti i kufjeve.
Veshët e mpirë
Studimet e fundit kanë treguar se dëgjimi i gjatë i muzikës me kufje rezulton në veshët e mpirë të cilët për një kohë kanë probleme me marrjen e zërit pasi të largohen kufjet e pastaj kthehen në normalitet. Kjo mund të dërgojë në komplikime dhe humbje totale të dëgjimit.
Dhimbja e veshëve
Njerëzit që i përdorin shumë kufjet janë të prirur të ankohen për gumëzhima në vesh dhe dhimbje të mprehtë në pjesë të caktuara të veshit.
Efektet e këqija në tru
Valët elektromagnetike që prodhohen nga kufjet mund të jenë rreziqe serioze për trurin tuaj, edhe pse nuk ka dëshmi të forta shëndetësore për këtë gjë. Disa studime kanë treguar se njerëzit që i përdorin shumë kufjet janë më të prirur të kenë probleme me trurin.
Aksidentet
Aksidentet që ndodhin çdo ditë në mesin tonë, shpeshherë janë të lidhura me përdorimin e kufjeve derisa jemi duke lëvizur në komunikacion, e që në shumë raste përfundon me fatalitet, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Pas gjithë këtyre efekteve të dëmshme që sjellin kufjet, secili duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj përdorimit të tyre, ose duhet të dëgjojë muzikë me volum më të ulët të zërit.