Sa është i pasur Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president?

Kandidati nga radhët e BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se varet vetëm nga paga që ai merr dhe për këtë ai është shprehur krenar

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, si dhe nënkryetari i kësaj partie, në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka folur për pasurinë e tij. Ai tha se varet vetëm nga paga që merr.

Ai tha se me këtë krenohet, pra që financohet vetëm nga paga e tij.

“Kjo ka qenë edhe temë për shkak të një deklarate që e kam dhënë në media që edhe përkundër gjithë atyre pozicioneve që i permende, unë të vetmin burim që e mbaj familjen time është rroga dhe pastaj kjo u bë një temë virale se pse unë ankohem. Unë në fakt nuk kisha përmendur lartësinë e rrogës për shkak se këtu në Maqedoninë e Veriut është shumë më e lartë se rroga mesatare”, tha Osmani në KallxoPërnime.

“Përkundër që jam kaq vite në Qeveri, s’kam kurrfarë burimi tjetër të të ardhurave. Unë jam krenar me këtë gjë, se kam parë politikën si mundësi që të pasurohem por e kam kuptuar si shërbim publik”, tha tutje Osmani.

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj 2024. /Kallxo.com

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika