Sa është pjesëmarrja e votuesve në Preshevë e Bujanoc?

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 10:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 700 persona apo 1.6 për qind e tyre, kurse në komunën e Bujanocit, deri në orën 12:00 dalja është 8.67 për qind

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 10:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 700 persona apo 1.6 për qind e tyre.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin, Alban Mehmeti, kryesues i Komisionit Komunal në Luginën e Preshevës.

“Deri në orën 10:00 nga të dhënat që kemi marrë nga terreni nëpër qendra të votimit kanë votuar 700 persona apo 1.6 për qind e tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, ka thënë se në këtë komunë deri në orën 10:00 dalja e votuesve është 3.74 për qind.

“Për komunën e Bujanocit, 42 mijë e 786 votues, 59 qendra të votimit, deri në orën 10:00, 3.74 për qind është numri i daljes sipas mostrave të marra nga katër vendvotime. Deri në orën 12:00 dalja është 8.67 për qind”, tha ai.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika