Sa është pjesëmarrja e votuesve në Preshevë e Bujanoc deri më tani?

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 16:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 5077 persona apo 11.71 për qind e tyre, kurse në komunën e Bujanocit, deri në orën 16:00 dalja është 27.46 për qind

Nga të dhënat e siguruara në terren, deri në orën 16:00 nëpër qendrat e votimit në Luginën e Preshevës, kanë votuar 5077 persona apo 11,71 për qind e tyre.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin, Alban Mehmeti, kryesues i Komisionit Komunal në Luginën e Preshevës.

“Deri në orën 16:00 nga të dhënat që kemi marrë nga terreni nëpër qendra të votimit kanë votuar 5077 persona apo 11,71 për qind e tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc, Fejzi Beqiri, ka thënë se në këtë komunë deri në orën 16:00 dalja e votuesve është 27,46 për qind.

“Për komunën e Bujanocit, 42 mijë e 786 votues, 59 qendra të votimit, deri në orën 12:00, 8.67 për qind ishte numri i daljes sipas mostrave të marra nga katër vendvotime. Deri në orën 16:00 dalja është 27,46 për qind”, tha ai.

Ndryshe, Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika