Sa është shpenzuar për të akuzuarit në Hagë?

Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë dërguar REL-it është bërë e ditur se nga buxheti i Republikës së Kosovës, në dy vjetët e fundit, janë ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar të Kosovës nga Gjykata Speciale për krime lufte, me seli në Hagë

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Nga buxheti i Republikës së Kosovës, në dy vjetët e fundit, janë ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar të Kosovës nga Gjykata Speciale për krime lufte, me seli në Hagë. Shuma më e madhe e parave është shpenzuar për avokatët e tetë të akuzuarve.

Ish-kryeparlamentiari, Jakup Krasniqi, është i pari për ga numri i shpenzimeve, për të shteti ka shpenzuar reth 2 milionë e 6 mijë e 769 euro. Prej kësaj shume, 1 milion e 975 mijë e 250 euro janë shpenzuar për t’i paguar avokatët, 17 mijë e 801 për bileta udhëtimi për familjarë dhe 13 mijë e 718 euro për shpenzime për vizita të familjarëve.

Vendin e dytë e zë ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati me 1 milion e 982 mijë e 527 euro. Nga këto 1 milion e 954 mijë e 250 euro janë shpenzuar për avokatë, 16 mijë e 355 euro për bileta të udhëtimit për familjarë si dhe 11 mijë e 922 euro të tjera për shpenzime për vizita të familjarëve.

ish-Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është në vendin e tretë ku shteti pë të ka shpenzuar 1 milionë e 939 mijë e 222 euro. Avokatët e Selimit akën kushtuar 1 milion e 907 mijë e 700 euro, 17mijë e 244 euro për bileta të udhëtimit për familjarë si dhe 4 mijë e 277 euro për shpenzime për vizita të familjarëve, ka bërë të ditur REL.

Më radhë vije ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku për të nga arka e shteti janë shpenzuar 1 milionë e 749 e 100 euro. Dhe e gjithë kjo shumë ka kushtuar vetëm për të pagaur avokatët e Thaqit. Ndërsa për bileta udhëtimi për familjarë dhe shpenzime tjera për vizita të familjarëve duket se nga buxheti i shtetit nuk është shpenauzr as edhe një euro.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është pas Thaçit ku nga arka e shteti janë shpenzuar 1 milion e 730 mijë e 426 euro.

1 milion e 715 mijë e 963 euro kanë shkuar për avokatëve të tij, 7 mijë e 7 euro për bileta të udhëtimit për familjarë, ndërsa 7 mijë e 455 të tjera për shpenzime për vizita të familjarëve.

Për ish-komandantin Salih Mustafa nga arka e shtetit janë shpenzuar 1 milion e 381 mijë e 788 euro, 1 milion e 371 mijë e 172 prej tyre për pagesa të avokatëve, 5 mijë e 895 për bileta të udhëtimit për familjarë si dhe 4 mijë e 720 për shpenzime për vizita të familjarëve.

Për ish-pjesëtarin tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala, janë shpenzuar vetëm 725 mijë e 110 euro. Prej kësaj shume, 715 mijë euro janë shpenzuar për pagesa të avokatëve dhe të tjerat për shpenzime për vizita të familjarëve.

Këto shpenzime përfshijnë periudhën 2021 – tetor 2022.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika