Stomatologu Berat Lenjani i ftuar sot në “Moment” në TV Dukagjini ka treguar më shumë rreth kujdesit ndaj dhëmbëve, kontrollave dhe trajtimit adekuat.
Sipas stomatologut Lenjani, një herë në 6 muaj apo një herë në vit, është e nevojshme kontrolla tek dentist, një kontroll rutinë, siç tha Lenjani nëse secili pacient e realizon një kontroll të tillë, atëherë nuk do të vijë deri tek lajmërimi për shkak të dhimbjes sepse do të sanohet me kohë problemi.
“Në dekadën e fundit vërejmë përmirësim dukshëm të mirë të sistemit dentar, mund të themi se sot jemi në një gjendje më të mire, se sa gjendja e personave më në moshë që vijnë në kontrolla dhe i shprehin problemet e tyre”, ka thënë Lenjani.
Stomatologu Lenjani u shpreh se gjendja është alarmante edhe nëse shohim një pikë të bardhë e lëre më nëse dhëmbi është mbuluar me të zezë, momentin kur kemi pakënaqësi, irritim ose skuqje duhet të lajmërohemi menjëherë tek stomatologu, edhe pse nëse ndodh një gjë e tillë, siç tha Lenjani është punë e lënë anash e ndoshta edhe e vonuar.
Gjithashtu stomatologu Berat Lenjani, tregoi se në mëngjes pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet ende pa ngrënë asgjë, ndërsa në mbrëmje 30 minuta pasi kemi ngrënë vaktin e fundit.
Stomatologu tregoi se nëse gjatë pastrimet me fijet dentare hasim në gjakëderdhje do të thotë se ditëve të fundit ka mbetur diçka në dhëmbë gjatë ngrënies ose jemi lënduar duke ngrënë ndonjë ushqim të fortë, por mund të jetë neglizhenca e ditëve të fundit gjatë pastrimit të dhëmbëve që nuk janë pastruar siç duhet.
Për këtë problem duhet të drejtohemi tek dentist ose tek paradentologu i cili merret me pjesët e indeve më të buta të gojës”, ka thënë Lenjani.
Në fund, sipas stomatologut Lenjani, një buzëqeshje e mirë është një pasaportë estetike, është prezantim i karakterit, si e trajton ti vetën, dhe se si kërkon që të tjerët të trajtojnë ty.