Sa mund të dënohen Milan Radoiçiq me shokë për sulmin në Banjskë?

Milan Radoiciq, e 44 të tjerët që akuzohen për vepra penale të terrorizmit e vepra penale kundër rendit kushtetutes të kosovës, mund të përballen me dënime të ashpra të shiqptuara në Kosovë. Ndërkohë që ekzekutimi i dënimit për 42 të akuzuarit që janë në arrati, mbetet sfidë, me burgim të përjtshëm mund të dënohet krue i grupit Milan Radoiçiq

Pamje të terroristëve nga sulmi në Banjskë, ku shihej edhe Milan Radoiçiq, 24 shtator 2023.

Tashmë ekziston një aktakuzë me të cilën akuzohet Millan Radojçiq me 44 terrositë të tjerë për sulmin e tmerrshëm që e kryen në Banjskë të Zveçanit 24 shtatorin e 2023-ës e ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pika e parë e kësaj aktakuze ngarkon kryekriminelin Radojçiqin me veprën penale terrorizëm, për cka ai dhe 44 të akuzuarit të tjerër mund të përballen me dënim me burgim të përjetshëm.

“Në kuadër të kësaj mund të themi që dënimet për dy veprat penale në bazën e të cilës është ngritur aktakuza, për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetutes dhe sigurisë së Kosovës, grupi ndaj të cilit është inicuar procesi gjyqësor mund të kenë dënim maksimal deri në 20 vite apo 25 vite mbi bazën e të cilës është ngritur aktakuza”, ka theksuar Anton Nrecaj – Jurist.

Ndërkohë që avokati Ardian Bajraktari beson se Gjykata Themelore në Prishtinë, do të shqiptojë dënim maksimal për 45 të akuzuarit, për sulmin në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Bazuar në pretendimet e prokurorisë sipas aktakuzës së publikuar shkalla e ndëshkueshmërisë, disa prej veprave penale që pretendohet se i kanë kryer të pandehurit është jashtëzakonisht e rëndë prandaj në rast se të njëjtat do arrin të argumentohen, pres që të kemi dënime kapitale për disa prej tyre, përfshirë edhe kryekriminelin Radoiciq. Mirëpo sipas praktikës deeri tash nuk di të ketë pasur ndonjë rast që për vepra terroriste të jetë shqiptuar dënim kapital”, ka deklaruar Ardian Bajraktari – Avokat,

Ndërkojë që në vazhdën e diskutimeve hnëse mund të zvillohet gjykimi në mungesë për 42 të akuzuarit, avokati Florim Shefqeti thotë se legjislacioni në fuqi lejon një gjë të tillë.

“Këto vepra janë të një rëndësie të madhe dhe dënueshmëria e këtyre është jashtëzakonisht shumë e lartë, pothuajse në të gjitha prej këtyre veprave kryesisht në dy prej tyre parashihet minimumi 10 vite ndërsa maksimumi burgim të përjetshëm, aq më tepër kur kemi katër vepra penale për të cilën është ngritur aktakuza, po ashtu vlen të cekes se sipas bindjes sonë referuar kodi të procedures penale, është e lejushme gjykimi në mungesë në rastin konkret”, ka deklaruar ai.

3 nga 45 të akuzuarit tash e një vit ndodhen në paraburgim, derisa për 42 të tjerët nuk dihet ende nëse do të mund të gjykohen në mungesë, apo jo.

Shija e redaktorit

Pamje fantastike nga lëvizja e forcave rezervë të Mbretërisë së...

Shtabi i Përhershëm i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar përmes kanalit zyrtar në rrjetin social X, ka shpërndarë fotografi të lëvizjeve të forcave rezervë...

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Të fundit nga rubrika