Sa mund të dënohen pronarët e qendrave ilegale të masazhit dhe lokaleve të natës?

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se janë mbyllur mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate. Respektivisht, Inspektoriati Qendror I Mbikqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi në qendra masazhi dhe lokale ku ofrohet argëtimi përmes muzikës së natës. Po ashtu, gjatë inspektimit 90 operatorëve ekonomikë i janë shqiptuar 50 gjoba. Aksioni u zhvillua nga 3 deri më 8 qershor.

Avokati Ylli Hoxha, lidhur me aksionin e zhvilluar të Inspektoratit nga MINT, ka thënë se fillimisht ekzistojnë dyshimet për “mungesë të kushteve elementare sanitare”, por që mund të rezultojë në vepra të ndryshme penale qoftë të asaj që njihen si “ trafikim me qënie njerëzore” apo edhe “ mundësinë e ofrimit të lokaleve për prostuticion” apo edhe vetë “shërbimit të prostitucioneve”.

Hoxha, në “Rreth e Rrotull” deklaroi se lokalet e tilla mund të thirren për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme, por që në realitet realizojnë veprimtari që janë në kundërshtim me ligjshmërinë e vendit. Sipas Hoxhës, varësisht nga vepra penale e kryer, dënimet janë të ashpëra.

“ Dyshimet se këto lokale thirren për muzikë live dhe qendra mesazhe, por shihen që këto lokale po organizojnë veprimtari të tjera si ajo e mundësimit dhe ofrimit të prostuticion, pastaj edhe ofrimi i lokaleve për të kryer këtë veprimtari. Kjo është problematike dhe besoj që konsistenca e mekanizmave të shtetit për të identifikuar këto veprimtari të cilat po dyshohet se po kryejnë veprimtari legale, na lënë të nënkuptojmë se janë nën kontroll të shtetit. Ideale të mendojmë të ndalen të gjitha veprimtaritë që nuk vepron 100% me kornizën ligjore positive, por që këto veprimtari në tërësi të jenë në monitorimin dhe ombrellën e shtetit. Nëse ka dyshime të arsyeshme dhe më pas të bazuara, mund të kemi akte të akuzuara. Dhe kemi parë që janë dënuar mjaft ‘bizismen’ me vepra penale të cilat nuk janë edhe aq të lehta. Kodi penal është mjaft i ashpër në dënimin e këtyre veprave penale”, tha Hoxha.

Ndërsa, ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Refki Morina, e ka përshëndetur aksionin e zhvilluar të Inspektoriatit me mbylljen e 30 “qendrave masazhi” dhe lokaleve të thirrura për “muzikë live”.

Morina ka shtuar se këto 30 lokale nuk janë të vetmet që operojnë në vend. Sipas tij, duhet vazhdimisht të zhvillohen kësi lloj aksione sepse rëndësia e tyre është jetike.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika