Sa mund të ndryshojë struktura e re e policisë së Kosovës?

Policia e Kosovës së bashku me Ministrinë e punëve të brendshme ka nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë. Sipas ish-pjesëtarëve të këtij institucioni kjo është normale për shkak të ndryshimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Mirëpo, ekzistojnë edhe disa kufizime

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Bashkë me drejtorin e ri të Përgjithshëm Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës do të bëhet edhe me strukturë të re organizative.

Ajo u nënshkrua një ditë më parë nga Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Por, më shumë informacione rreth ndryshime që pritet të ndodhin nuk ka dhënë MPB-ja, e cila nuk i ka kthyer përgjigje Dukagjinit.

Gjithsesi, sipas ish – kryeshefit të inspektoratit policor, Valdet Hoxha struktura e re nuk mund t’i ikë strukturës bazë të Policisë.

“Struktura e Policisë së Kosovës tashmë është e etabluar dhe normalisht nuk mund të I ik atij standardi që e ka pas deri tash, e kam parasysh për pesë departamente organizative por që gjithmonë misioni i Policisë së Kosovës duhet të jetë në mbrojte të jetës e pronës së qytetarit të  së Kosovës”, ka theksuar Valdet Hoxha – Ish-kryeshef i IPK-së.

Sipas tij, ndryshimi i strukturës është normal me çdo ndërrim të drejtorit të përgjithshëm të Policisë.

“Duke pasur parasysh rolin edhe misionin e Policisë së Kosovës një strukturë e re organizative dhe eventualisht ndryshimi I saj lindin si nevoje e organizimit operacional dhe po besoj që është një proces standard sidomos me rastin e ndërrimit të udhëheqësit të Policisë së Kosovës”, ka përfunduar Valdet Hoxha –  Ish-kryeshef i IPK-së.

Gazmend Hoxha është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars të këtij viti.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika