Sa para duhet t’i keni me vete për të udhëtuar në zonën Shengen nga 1 janari?

Faqja qeveritare "Integrimi Evropian i Kosovës" ka publikuar informacione shtesë rreth shumës së parave që qytetarët e Kosovës duhet t'i kenë me vete për udhëtimet në zonën Shengen pas 1 janarit 2024. Shuma e mjeteve varet nga numri i ditëve që do të qëndrojnë dhe shteti i vizituar, si dhe nëse do të qëndrojnë në akomodim me pagesë ose tek të afërmit

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka ndarë disa informacione shtesë për shumën e parave që duhet të kenë me vete qytetarët e Kosovës që do të udhëtojnë për në zonën Shengen pas 1 janarit 2024.

Sipas tyre, si udhëtar me të arritur në pikën e parë kufitare të Shengenit, nga policia kufitare juve mund t’ju kërkohet nëse keni dëshmi të mjaftueshme financiare për udhëtimin tuaj.

Sasia e këtyre mjeteve varet nga dy grupe faktorësh: 1) nga numri i ditëve që do të qëndroni dhe shteti të cilin e vizitoni dhe 2) nga ajo nëse do të qëndroni në akomodim me pagesë si hotel/apartament apo tek të afërmit tuaj.

“Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartament apo çfarëdo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person”, thuhet në njoftimin e faqes Integrimi Evropian i Kosovës.

Më tej, aty theksohet se akomodimi nga miqtë apo familjarët mund të verifikohet duke kontaktuar drejtpërdrejt mikpritësin me telefon ose duke verifikuar adresën e tyre përmes Policisë.

“Derisa verifikimi i mjeteve të mjaftueshme financiare mund të bëhet në disa forma, duke ju kërkuar të tregoni para të gatshme (cash), kartelë bankare, kartë krediti, letër konfirmimi nga një konferencë apo seminar që mbulon shpenzimet tuaja për akomodim e ushqim, dëshmi për pagesën e hotelit apo çfarëdo konfirmimi a dëshmie tjetër për kostot tuaja gjatë udhëtimit”, vijon në njoftim.

“Çdo shtet i Shengenit përcakton shumën; ju lutemi konsultoni faqen e internetit të shteteve anëtare të zonës Shengen, të cilat planifikoni t’i vizitoni. Pra, shuma ditore dallon nëse vizitoni Greqinë, Kroacinë apo nëse vizitoni Zvicrën apo Norvegjinë. Një tabelë me shumat referente mund ta shihni në këtë link: https://home-affairs.ec.europa.eu/…/reference_amounts…”

Për fund, ju nuk keni nevojë të keni të deponuara sasi të caktuar të mjeteve në bankë, por ju duhet të dëshmoni që keni mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar qëndrimin tuaj atje duke përfshirë kostot për kthimin në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika