Sa pritet të jenë pagat me koeficientin 105 euro në sektorin e drejtësisë dhe të sigurisë?

Qeveria e Kosovës ka përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorin publik që do të jetë 105 euro për vitin 2023 dhe Ligji i Pagave që hyn në fuqi më 5 shkurt rregullon çështjen e pagave për punëtorët e sektorit publik

Ilustrim

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka përcaktuar vlerën e koeficientit të pagave për vitin 2023 e që do të jetë 105.

Këto ndryshime në Ligjin e Buxhetit janë dërguar për miratim në Kuvend.

Për të llogaritur pagën, duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Rezultati është paga bruto.

588 euro – ( kontributet 10 për qind 58.80 euro ) = 558.60 euro ( paga që tatohet )

Shkallët tatimore 

Paga prej 0 – 80 € = 0.00,

Paga prej 80 – 250 € = 6.80 euro

Paga prej 250 – 450 € = 16.00 euro

Paga mbi 450 € = 10.86 euro

Gjithsej tatimi33.66 euro

Paga neto = 558.60 – 33.66 = 524.94 euro.

Kështu duke llogaritur në këtë presidentja e ka koeficientin 18-të dhe në bazë të kësaj i bie që të paguhet 1890 euro ndërsa kryeministri 1785 euro.

Ndërsa pagat në sektorin e drejtësisë do të jenë si vijon:

Kryetari i Gjykatës Supreme – 1785 euro, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës – 1732.5 euro, gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro, kryeprokurori – 1785 euro, kryesuesi i Këshillit Prokurorial – 1732.5 euro, prokurori nga 1344 deri në 1260 euro.

 

Ndërsa në sektorin e sigurisë do të jenë si vijon:

Komandanti i FSK-së – 1575 euro, ushtar – 588 euro, Rekruti – 210 euro, drejtori i policisë – 1522.5 euro, polici – 525 euro, polic i ri – 472.5 euro, kadet – 210 euro, komandanti i brigadës së zjarrfikësve – 735 euro, zjarrfikës – 525 euro, zjarrfikës praktikant – 420 euro, drejtori i doganës – 1522.5 euro dhe zyrtar doganor nga 987 në 682.5 euro.

May be an image of text that says "PAGA ME LIGJIN E RI PER FORCEN E SIGURISE SẼ KOSOVES (Pa pervojën e punës dhe shtesa të tjera) Ushtari 443 PAGA BAZE AKTUALE NỀ (BRUTO) 588 PAGA BAZE ME LIGJIN RI (BRUTO)* +145 RRITJA 33% RRITJA NẼ PERQINDJE Ushtar Klasit të parè 465 PAGA BAZE AKTUALE NỀ (BRUTO) 609 PAGA BAZE NỀ LIGJIN RI (BRUTO)* +144 RRITJA 31% RRITJA PERQINDJE Rreshteri 513 PAGA BAZE AKTUALE NE (BRUTO) 693 PAGA BAZEN RI (BRUTO)* +180 RRITJA NE 35% RRITJA PERQINDJE"

Ndryshe, të mërkurën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.

Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.

“Është arritur te vlera e koeficientit për 2023, dhe ai është 105 ndërsa në janar të vitit 2024 do të jetë 110”, ka thënë Kurti.

E reja sipas tij është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive.

Pas kësaj nuk do të ketë më stagnim të pagave.

“Ato do të lëvizin sipas rritjes apo sipas punës dhe rezultateve që kemi të gjithë bashkë në rritjen ekonomike të vendit. Në shërbimin civil janë mbështetur ata që kanë qenë në fund të tabelës. Punëtorët e teknikët do ta ketë trajtimin dinjitoz”, shtoi ai.

Kreu i Qeverisë ka thënë se Fondi i pagave për herët të parë po rritet me 100 milionë euro.

“Në javët në vijim do të paraqiten edhe skemat e reja të punësimit”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vlera e koeficientit për paga është përcaktuar në bazë të kalkulimit, “Koeficienti është përcaktuar në bazë të kalkulimit dhe me anë të tij krijohet mundësia që të ketë fleksibilitet” “Koeficienti për këtë vit do të jetë 105 euro, e pastër pa shtesa, ndërsa 110 pritet të jetë në vitin 2024”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika