Sa pritet të zgjasë procesi i Vettingut?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ky dikaster tashmë e ka edhe Planin B nëse opozita e bllokon procesin e Vettingut

Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes profilit të saj në Instagram u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

E pyetur se sa pritet të zgjasë procesi i Vettingut në Kosovë, për ministren Haxhiu e rëndësishme është që ky proces të jetë sa më mirë i përgatitur.

“Bazuar në praktikat e vendeve të tjera, ky proces ka zgjatur më shumë se pesë vjet. Ne do ta organizojmë në atë mënyrë që të jetë sa më lehtë i zbatueshëm”, ka thënë ajo.

Kur pyetet nëse ka alternativë nëse opozita e bllokon procesin e Vettingut, ajo ka thënë se ministria që e drejton e ka edhe planin B.

E para e këtij dikasteri, ka thënë se synojnë ndryshimet kushtetuese dhe janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilin subjekt politik.

Sa i përket verifikimit të listave të veteranëve, ajo ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Kushdo qoftë që edhe një minutë e ka mbajtur uniformën e UÇK-së, meriton përulësi, respekt dhe mbështetjen nga shteti, por jo edhe ata të cilët nuk kanë qenë në luftë. Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohet nga lista sepse është dëm i madh i së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, ministrja Haxhiu është pyetur edhe projektligjin për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Ajo ka treguar se ky projektligj tashmë është në Kuvend, duke shtuar se së bashku me Komisionin për Legjislacion do t’i adresojnë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas i njëjti do të votohet në lexim të dytë.

“Varet sa zgjatet puna e grupit punues. Besoj deri në shtator të këtij viti do të hyjë në fuqi”, ka shkruar tutje ajo.

Ndërkaq, në pyetjen se Vettingu a do të përfshijë vetëm sistemin gjyqësor apo edhe atë të policisë, ministrja Haxhiu, ka potencuar se “Do të ketë vetting për sistemin e drejtësisë dhe për nivelet e larta të policisë”.

Ajo ka shtuar se tashmë ministria e Punëve të Brendshme, e ka themeluar grupin punues për këtë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika