Sadik Halitjaha dëshmon në Gjykatën Speciale

Sadik Halitjaha

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, është dëshmitari i 36-të i cili do të dëshmojë në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Halitjaha ka filluar të përgjigjet në pyetjet e prokurorit të Specializuar në lidhje me kohën e luftës.

Një nga pyetjet e prokurorit ishte se a e njihte Ferat Shalën.

Halitjaha tha se e njeh, por që roli i tij në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së ishte vetëm teknik.

“Po e njoh, nuk është fjala se unë kam shkuar në shtabin e përgjithshëm. Halil Qadraku ka shkuar, ka thënë se unë shkova, ka shkuar me taku dikë, ka takuar një teknik të shtabit, Feratin, nuk e di që ka pasur rol të rëndësishëm Ferati”, tha ai.

Ai u pyet po ashtu se a e njeh edhe Nasim Mullabazin.

Halitjaha përsëri tregoi se e njihte, duke thënë se fillimisht ai ka qenë pjesëtar i shërbimit policor të Serbisë, kurse në një moment ka kaluar në UÇK.

“Tani e kam pasur të qartë, edhe tash, edhe pse është dëshmor. Ai ka qenë punëtor i shërbimit policor të Serbisë, të Jugosllavisë. Me një moment ka kaluar në krahun e UÇK-së, për atë është fjala, Nasim Mullabazi”, tha ai.

Halitjaha tha se ai ka qenë pjesë e Brigadës 124 të komanduar nga “komandant Hoxha”.

Prokurori e pyeti Halitjahën nëse e dinte se kush e kishte nofkën gjatë luftës “Luli”.

Halitjaha tha se kështu i referoheshin Kadri Veselit.

Halitjaha, u pyet edhe për ndalimin e Jakup Muharremit. Ai tha se nuk është në dijeni se kush ka dhënë urdhër për arrestimin e tij.

Halitjaha tha se Muharremi është dërguar në shtabin e përgjithshëm dhe pastaj është liruar pas 7 apo 8 orësh.

“Ai ka pasur revole em veti, edhe ia kanë marrë revolen në Reti, kanë mëndu se dikush duhet ta ndëshkoj edhe më shumë e kanë dërgu në shtab të përgjithshëm, jakupi më ka thënë se s’ka qëndru aty më shumë se 7-8 orë, derisa e kanë kuptu se edhe ky ka qenë ushtar dhe e kanë liruar. Armën se ka pasur, i ka mbetë të Skënderi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika