Komandanti i Zonës Operative së Pashtrikut (ZOP), Sadik Halitjaha gjatë kësaj të premte ka marrë ftesë që të paraqitet në organet e Gjykatës Speciale.
Halitjaha njofton se në këtë ftesë “me siguri do t’a bashkojnë në të ashtuquajturën “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Komandanti i Zonës Operaative së Pashtrikut ka thënë se me këtë rast, kuptohet fajësimi kolektiv i UÇK-së.
“Tani Prokuroria e Gjykatës Speciale ka shpikur pseudo-etiketimin si “Ndërmarrje e përbashkët Kriminale”!!!. Gjithë njerëzimi e di se luftërat janë ngjarje edhe me gabime, por kur janë në mbrojtje, çlirimtarët hyjnë në to si domosdoshmëri që i parashohin konventat ndërkombëtare, si ajo e Gjenevës për të drejtat në Luftë!”, tha Halitjaha për Radio Kosovën e Lirë.
Halitjaha ka shtuar se mjafton vetëm t’a sillni ndër mend veprimtarinë e ushtrisë dhe policisë serbe gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
“Serbia bëri gjenocid, etnocid, bëri krime kundër njerëzimit, krime ekonomike, grupore e kolektive. Bëri mbi 300 masakra vetëm në Kosovë e sa qindra të tjera në Bosnje-Hercegovinë e në Kroaci. Krejt kjo me katër luftërat që beri Serbia, sikur po shpërblehet nga Evropa me investime, nga Rusia e Kina me armatime!”.
Sadik Halitjaha ka vazhduar të rrëfej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë veprime vrastare kundër popullatës serbe.